Wednesday, December 13, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Trajnim për forcimin e përfshirjes së prindërve në aktivitetet për integrim ndëretnik në arsim

Drejtorë, përfaqësues prindërish, kryetarë të këshillave shkollorë, si dhe bashkëpunëtorë profesionalë në shkolla, ishin pjesë e trajnimit kushtuar forcimit të përfshirjes së prindërve në aktivitetet për përparimin e integrimit ndëretnik në arsim (INA), e cila u mbajt më 1 dhe 2 korrik në Shkup.

Trajnimi është pjesë e ciklit të trajnimeve për bashkëpunëtorët profesionalë dhe këshillat shkollorë, realizuar gjatë periudhës nga 24 qershori deri në 2 korrik 2014, si pjesë e Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim. Në trajnim morën pjesë 370 pjesëmarrës nga të gjitha 180 shkollat fillore e të mesme në vend.

Qëllimi i trajnimeve është të përmirësohet bashkëpunimi midis bashkëpunëtorëve profesionalë në shkolla (pedagogë, sociologë, psikologë, defektologë etj.) dhe Këshillave të prindërve, dhe në këtë mënyrë të forcohet roli dhe përfshirja e prindërve në aktivitetet për përmirësimin e INA.

Gjatë trajnimeve pjesëmarrësit u përfshinë në mënyrë aktive në diskutime dhe në punëtoritë e parapara, duke i përndarë mendimet dhe idetë e tyre për përfshirje më të madhe të prindërve në aktivitetet shkollore për integrim ndëretnik. Ata në pjesën më të madhe konsiderojnë se shkollat duhet t’i motivojnë prindërit për një angazhim më të madh në aktivitete, duke i përfshirë ata që nga faza fillestare e planifikimit e deri në promovimin e rezultateve të arritura.

Pjesëmarrësit e trajnimit treguan interesim të veçantë për ushtrimin “Barometri”, përmes të cilit i përndanë vizionet e tyre rreth përparimit të shkollave në planin e integrimit ndëretnik.

Gjithashtu, gjatë kohës së stërvitjes ishin përpunuar kompetencat e këshillave shkollorë në pjesën e planifikimit global të aktiviteteve për integrim ndëretnik në arsim në Programin vjetor të punës në shkolla (PVPSH) dhe ekskursione, të cilat janë të rregulluara me rregullore.