Monday, August 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Të ndryshëm, por të bashkuar: festim i përbashkët për Ditën e Fëmijëve në rajonin e Tetovës

20140528_151228Me garë sportive, mbjellje të pemëve dhe shoqërim të përbashkët, nxënësit dhe kolektivet e shkollave partnere ShF “Asdreni” të fshatit Gllogjë, Tetovë dhe ShF “Strasho Pinxhur” të fshatit Josifovë, Vallandovë, e shënuan Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, 1 qershor. Në manifestimin e përbashkët, i cili u mbajt në fshatin Gllogjë në mjedis të bukur natyror nën Malin Sharr, dominuan buzëqeshjet dhe emocionet, lojërat dhe shoqërimi, të cilët si në shaka i fshinin kufijtë etnikë, gjinorë dhe të moshës.

Nxënësit e filluan programin me një garë sportive, duke formuar dy ekipe të përziera me nga tetë vetë, me nga katër lojtarë prej shkollës nikoqire dhe shkollës mysafire. Ishte e mrekullueshme të ndjekësh se si fëmijët gëzohen dhe si i japin mbështetje njëri-tjetrit gjatë lojës, e cila kaloi në atmosferë të shkëlqyer dhe fer. Pas garës sportive, nxënësit dhe mësuesit prej të dy shkollave, bashkë me prindërit e shkollës nikoqire  dhe përfaqësues të PINA dhe Sektorit për Arsim të Komunës së Tearcës mbollën pemë në “Parkun e miqësisë.” Në fund të shoqërimit të mrekullueshëm, punonjësit e shkollës “Asdreni” përgatitën meze tepër të mirë, ku u shërbye ushqim tradicional i këtij rajoni, i përgatitur enkas për mysafirët e Vallandovës.

Koordinatori i shkollës partnere “Strasho Pinxhur”, tha se paragjykimet që i kanë pasur për shqiptarët para se të kyçin marrëveshje bashkëpunimi, nuk i kanë më. Ndërsa një anëtar i këshillit të shkollës dhe prind nga ShF “Asdreni” tha se ngjarja ka qenë në nivel të lartë, dhe se ka mbresa të mrekullueshme nga bashkëpunimi mes dy shkollave. Edhe të rinjtë edhe të rriturit nga të dy shkollat premtojnë që miqësia dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej. Ndërsa buzëqeshjet dhe gëzimi në fytyrat e tyre janë dëshmi se aktivitetet e këtilla janë me të vërtetë të qëlluara për përpjekjet për integrimin dhe afrimin e të rinjve në vend, të cilët pavarësisht nga dallimet, tregojnë se ata kanë shumë interesa të përbashkët dhe gjëra që i afrojnë. Ky kreativitet dhe entuziazëm meriton mbështetje.