Friday, December 15, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Shkollat „Krste Misirkov“ dhe „25 Maj“ rekomandojnë: Bashkëpunim, për më shumë shoqërim, gëzim e buzëqeshje te fëmijët

IMAG0400Me dans e valle, nxënësit e shkollave fillore “Krste Misirkov” dhe “25 Maj” nga komuna e Gazi-Babës e filluan prezantimin e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat i realizojnë gjatë tërë vitit. Në manifestimin e përbashkët, që u mbajt më 16 qershor në sallën e ShF “Krste Misirkov”, fëmijët i treguan rezultatet nga krijimtaria e tyre – shumë lojëra, vizatime, këngë, art dhe kreativitet, të gjitha të punuara bashkë, në grupe të gërshetuara e të përziera. Shoqërimi dhe argëtimi final kaloi në atmosferë të mrekullueshme, para një numri të madh prindërish, bashkënxënësish dhe mësimdhënësish të pranishëm.

Programi kishte nga diçka për çdo shije. Krahas dansit modern të nxënësve të të dyja shkollave, u luajtën vallja tradicionale shqiptare “Shota” dhe pika folk maqedonase. Prindërit, të gëzuar, i shoqëruan nxënësit e talentuar me duartrokitje në ritmin e muzikës, ndërsa në prapavijë projektohej videoja me dy pëllumba në fluturim, që simbolizojnë paqe dhe bashkëjetesë.

Një nxënës nga “25 Maj” i prezantoi përvojat nga vizita që i kishin bërë shkollës partnere gjatë Pashkëve, ndërsa nxënësja nga “Krste Misirkov” foli për gjithë atë që kishin mësuar për kremten e Bajramit nga shokët e tyre të “25 Maj”. Përveç kësaj, nxënësit e të dyja shkollave janë takuar edhe për 8 Mars, për t’i punuar bashkë urimet, pas së cilës tok e kishin shënuar edhe Ditën e mbrojtjes nga Interneti, ku kishin mësuar për përparësitë dhe rreziqet që i bart teknologjia bashkëkohore. Në aktivitetet e përbashkëta, gjithsesi, gjithnjë ka hapësirë edhe për t’u kujdesur për natyrën, kështu që, disa herë, nxënësit e të dyja shkollave bashkë i kanë pastruar oborret shkollore. Këto ishin vetëm një pjesë e punëve të bukura që i kanë bërë bashkë fëmijët dhe arsimtarët e tyre, e të cilat u paraqitën në prezantim.

Në fund të takimit, fëmijët u drejtuan para tërë publikut. Pa as edhe më të voglën tremë, treguan se sa ka qenë zbavitëse derisa janë shoqëruar me shokët e tyre nga shkolla partnere. Për t’i mbështetur fjalët, tregonin në drejtim të stendave, ku krahas vizatimeve dhe krijimeve të tjera artistike të përbashkëta, u gjetën edhe fotografi nga realizimi i përbashkët i aktiviteteve të, prej të cilave, pa shumë fjalë, mund ta ndjeni gëzimin dhe kënaqësinë e nxënësve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre. Me buzëqeshje në fytyrë, një nxënës i klasës së dytë në “Krste Misirkov” premtoi: ky shoqërim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.