Wednesday, June 28, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Shkollat e Ohrit dhe të Tetovës vetë inicojnë aktivitete për integrim ndëretnik

Më 13 tetor të vitit 2014, SHF “Faik Konica” e f. Dobrosht, komuna e Tearcës, ishte nikoqire e shkollës partnere SHF “Zhivko Çingo” nga Velgoshti, Ohër, me çka filloi realizimi i programit të përbashkët, përgatitur me aktivitete të nxënësve,  për integrim ndëretnik. Të dyja shkollat, me entuziazëm të madh për bashkëpunimin dhe njohjen mes tyre, aktivitetet partnere i kryen me vetiniciativë dhe me ndihmën e komunave.

Pritja e përzemërt e nikoqirëve, si dhe entuziazmi gjatë përgatitjes së mësimdhënësve nga të dyja shkollat, mundësuan krijimin e një atmosfere miqësore, si dhe motivuese, për punë për nxënësit, të cilët gDSC05297jatë ditës kryen një numër të madh aktivitetesh të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore: një orë të përbashkët të gjuhës angleze, kushtuar Halloween, një orë të përbashkët të gjuhës maqedonase,  e cila filloi me një shfaqje për Itar Pejon, të realizuar nga nxënësit e SHF “Faik Konica”, një orë nga matematika për klasat e 6-ta dhe të 7-ta, një punëtori të artit figurativ, dy gara sportive në futboll dhe volejboll në grupe të përziera, ndërsa shoqërimi i përbashkët mbaroi me një shfaqje me shumë pika muzikore.

„Kjo vizitë paraqet përforcimin e partneritetit të arritur dhe zhvillimit të miqësisë e të bashkëpunimit tonë, që filloi në maj të këtij viti, kur me disa mësues tanë e vizituam SHF “Zhivko Çingo”. Mësuesit dhe nxënësit e shkollës partnere janë të mrekullueshëm dhe të aftë për bashkëpunim. Bashkëpunimi mes dy shkollave është në nivel të lartë dhe jemi të bindur se ky bashkëpunim do të thellohet dhe do të zgjerohet në të ardhmen. Këto dy shkolla paraqesin shembullin e vërtetë  të  partneritet të mirë drejt integrimit ndëretnik”,  thotë drejtori i SHF “Faik Konica”, Rexhep Dauti.

Mendim të ngjashëm ka edhe kolegu i tij nga shkolla e Velgoshtit: “Të gjithë ishim të mahnitur nga vetë pritja, mirëseardhja e ngrohtë e mësuesve dhe e nxënësve dhe veçanërisht na bëhet qejfi për shkak se për ne kjo ishte diçka e re. Të gjithë jemi njerëz me probleme të njëjta dhe të gjithëve na mundojnë gjëra të njëjta të përditshme. Kur do të njihemi më mirë, do të shohim se nuk ka ndonjë lloj dallimi mes njerëzve.  Realizimi doli shumë më bukur nga ajo që e paramenduam”,  thotë për vizitën në Dobrosht drejtori i SHF “Zhivko Çingo”, Gjoko Çingovski.

DSC05398Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, i cili  e përkrahu këtë partneritet dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim në komunën e Tearcës. “Tearca është komunë e cila mund të merret si shembull për bashkëjetesë dhe bashkëpunim të të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në të”, theksoi Asani.

Pas mbarimit të aktiviteteve në shkollë, nxënësit dhe mësuesit nga të dy shkollat e vizituan së bashku Xhaminë e Larme në Tetovë. Shpresojmë se do të dëgjojmë edhe shumë ndodhi të tjera të suksesshme,  të ngjashme me këtë