Thursday, July 27, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

SHF “Panajot Ginovski” nga Shkupi, nikoqire e shkëlqyeshme e përfaqësueses së lartë të USAID-it

Më 11 dhjetor, zonja Kristi Vilsak, këshilltare e lartë për arsim e USAID-it në Uashington, e vizitoi SHF “Panajot Ginovski” të komunës Butel (Shkup) për t’i ndjekur aktivitetet e përbashkëta për integrim ndëretnik të nxënësve dhe të mësimdhënësve.  Së pari, ekipi për integrim shkollor (SIT) dhe arsimtarët, të cilët bashkë me nxënësit dhe prindërit i realizojnë aktivitetet, e pritën mysafiren me krofna të shtëpisë, me kafe dhe me muhabet, duke përndarë përvojat për bashkëjetesën në shkollë.

Me këtë rast, Kristi bashkë me arsimtarët dhe me përfaqësuesit nga Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim shkuan nëpër klasa, ku nxënësit  me padurim e pritën mysafiren që t’i tregojnë se çka kanë përgatitur ata bashkërisht. Në klasën e parë, mysafirët mbikëqyrën një orë të përbashkët nga biologjia. Të ndarë në disa grupe, nxënësit përgatisnin hamerë dhe vizatime për trupin e njeriut dhe për shëndetin. Nxënësit, bile, ia matën pulsin Kristit, e cila u lavdërua se rregullisht ha perime dhe ushtron.

Në klasën e dytë mysafirët asistuan në një orë të përbashkët nga shkencat natyrore të nxënësve të klasës së katërt. Nxënësit kishin punuar relieve të ndryshme, sistemin diellor, ndërkaq për të rënë në sy, mbi të gjitha, ishte paraqitja e planetit të fëmijëve ku të gjithë duhen dhe respektohen. Në klasën e tretë, seksioni i përbashkët i nxënësve nga gjuha angleze e paraqiti ciceronin turistik të Shkupit, i cili iu dhurua Kristit që më mirë të njihet me kryeqytetin.

E entuziazmuar nga energjia dhe bashkëpunimi i nxënësve, Kristi nuk donte të largohej nga shkolla. U premtoi nxënësve se përsëri do ta vizitojë shkollën e tyre dhe se, sa të kthehet në SHBA, me të gjithë do t’i përndajë përshtypjet e veta pozitive.