Saturday, January 20, 2018
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Nxënësit maqedonas dhe shqiptar së bashku mësojnë për Fejzi Bojkun dhe për Gorjan Petrevskin

Nxënësit maqedonas nga komuna Karposh dhe nxënësit e shkollës fillore nga komuna Çair këtë vit shkollor hulumtuan dhe mësuan së bashku me forca të bashkuara për t’i mundur paragjykimet për bashkësitë e ndryshme etnike, si dhe për t’u njohur mes vete dhe për t’u shoqëruar. Shembulli i bashkëpunimit të dy shkollave fillore “Hristijan Todorovski-Karposh” dhe “Nikolla Vapcarov”, në të cilat shumica e nxënësve janë maqedonas, rrespektivisht shqiptarë, tregon se fëmijët çdoherë gjejnë gjuhë të përbashkët dhe se përkatësia etnike nuk është aspak e rëndësishme kur bëhet fjalë për miqësinë.
Përmes këtij projekti është dëshmuar se gjuha nuk është pengesë për kuptim të ndërsjelltë dhe se nëse të gjithë do të mund të flisnim në mënyrën dhe në gjuhën e fëmijëve, bota do të ishte vend i mbushur me dashuri dhe gëzim – thotë mësuesja Ana Markovska nga shkolla fillore e Çairit, “Nikolla Vapcarov”.
Projekti për integrim ndëretnik në arsim është i USAID-it, ndërsa zbatohet nga Qendra maqedonase për edukim qytetar, dhe ka për qëllim futjen e aktiviteteve për integrim ndëretnik nëpër shkolla. Mësimdhënësja Markovska spjegon se janë formuar ekipe të përziera nga të dy shkollat, kështu që nxënësit nga grupi i literaturës së bashku kanë hulumtuar rreth jetës dhe veprës së shkrimtarit shqiptarë Fejzi Bojkut dhe shkrimtarit maqedonas Gorjan Petrevskit. Nxënësit nga grupi i fotografisë, në anën tjetër, kanë bërë shumë fotografi të vendeve dhe objekteve më interesante nga komunat Karposh dhe Çair.

Nxënësit u shoqëruan dhe bashkëpunuan, dhe të gjitha prezantimet janë shkruar në gjuhë maqedone dhe shqipe. Ky projekt është shumë i rëndësishëm si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit, për arsye se ndihmon në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies përmes njohjes dhe përsosjes së kulturës së bashkësive të ndryshme etnike. Projekti në fjalë ndihmon edhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndërpersonale, mposhtjen e paragjykimeve dhe stereotipeve – thotë Markovska.
Nxënësi Berat Haxhiu na tregoi se gjëja që i ka lënë përshtypje më të madhe është shoqërimi dhe shëtitja me shokët nga Karposhi.
Së bashku vizituam shumë vende që deri tani nuk i kam vizituar. Spitali “Filipi II” dhe qendra tregtare “City mall” ishin pjesë e objekteve moderne që i pashë. Në Karposh gjithashtu kishte vende që më pëlqyen, si biblioteka “Shoku”, parqet, gjelbërimi, pastërtia, rrugët e gjëra. Në çarshinë e vjetër të Shkupit pamë edhe objekte të vjetra dhe të reja, dhe u kënaqëm në shitoret e vjetra, xhamitë si dhe në kishën “Shën Gjergji”. Me shokët e kësaj shkolle kaluam shumë mirë dhe dëshiroj ti shoh prapë – tha Haxhiu.
Në shkollën fillore “Hristijan Todorovski-Karposh” disa nxënës janë ende të emocionuar nga aktivitetet e përbashkëta me nxënësit nga Çairi. Nxënëset e klasës së gjashtë Milla Llazareva dhe Milla Georgieva na treguan se kishin mësuar edhe ndonjë fjalë në gjuhën shqipe.
Më së shumti u shoqërova me nxënësen Jusra, e cila m’i mësoi disa fjalë në gjuhën shqipe. Më pëlqeu shkolla e tyre, por edhe të gjitha vendet e bukura që i vizituam në Çair – tha Llazareva.
Nxënësja Georgieva shton se do të kishte dashur edhe më tej të shoqërohet me Jusrën dhe Besën.
Së bashku ne përgatitëm edhe prezantim për patronatin tonë, në të cilin kishim mysafirë nxënësit dhe mësuesit nga shkolla në Çair. Ishte shumë bukur që u pamë përsëri – tha Georgieva.
Bashkëpunimi mes këtyre dy shkollave nuk do të ndërprehet, por do të vazhdojë edhe më tej në sport dhe kulturë.

MPOSHTJA E PARAGJYKIMEVE
Për mësimdhënësen Lençe Allaxhajkova nga “Hristijan Todorovski-Karposh” këto aktivitete dhe shoqërime mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike janë të rëndësishme për shoqërinë tonë.
Kur nxënësit kryesisht jetojnë dhe mësojnë në mjedis, ku nuk kanë shumë kontakt me shokë nga bashkësi tjetër etnike, lindin paragjykimet. Ata mundemi ti mposhtim vetëm nëse ata njoftohen. Kjo u vërtetua edhe me shoqërimin tonë të paradokohshëm. Shumica e tyre nuk e dinin se disa monumente të rëndësishme ekzistojnë në të dy komunat, kështu që tani patën mundësi t’i shohin. Ne fusim shumë projekte multikulturore edhe në programin tonë të mësimdhënies, me qëllim që nxënësit të mësojnë se dallimet duhet të na afrojnë e jo të na ndajnë – tha Allaxhajkova.

Lajmin mund ta gjeni në linkun në vijim http://www.dnevnik.mk/?ItemID=05F422F78D5B30489AC124896735E46D