Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Recetë shoqërimi e nxënësve të SHF “Jane Sandanski” nga Shkupi

ALBNga 3 deri në 11 dhjetor, nja tridhjetë nxënës të SHF “Jane Sandanski” nga Shkupi, nga klasa e parë deri në të pestën, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, e realizuan punëtorinë e përbashkët të quajtur “Shoqërim”. Në fund të punëtorisë, nxënësit na e paraqitën arritjen e tyre “Recetë shoqërimi”.

Nxënësit e filluan shoqërimin me bisedë në temën ditëlindja dhe çka është ajo që ditëlindjen e bën të veçantë. Sipas tyre, janë shokët ata që festimin e bëjnë të veçantë.  Thonë se përbërës të nevojshëm për një shoqërim të mirë janë dashuria, mirëkuptimi, fjala e ngrohtë, bashkëpunimi, ndihma, mbështetja, lojërat e përbashkëta e ngjashëm.  Më tej, pasonte nxehja me lojën e njohjes “Kalo rrethin” – kur të gjithë nxënësit të kapur fort për dore i tregojnë emrat. Nxënësit pastaj u ndanë në tri grupe.  Në grupin e parë, nxënësit e klasës së parë dhe të dytë biseduan se në çfarë mënyre përshëndeten shokët, dhe ngjyrosën hamer me gjurmë nga shuplakat e tyre. Grupi i dytë punonte në recetën e shoqërimit. Ndërkaq, grupi i tretë i hyri punës të përgatiste dekorim kukullash.

Në fund, secili grup i tregoi produktet e veta. E lexuan “Recetën e shoqërimit” në të tri gjuhët mësimore – maqedonisht, shqip dhe turqisht.  Punëtoria u mbyll me përshëndetje të përbashkët, me duartrokitje dhe me një kafjall të vogël.  Këta nxënës shoqëridashës premtuan se do të vazhdojnë me aktivitete të përbashkëta,  ndërkohë që tashmë u morën vesh që sendet e përgatitura në punëtori t’i vënë në një pllakat të përbashkët, që edhe shokët e tyre të tjerë të shkollës të dinë për recetën e shoqërimit.