Friday, November 24, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Nxënësit nga SHF “Jane Sandanski”: Bashkë ta mbrojmë natyrën!

Natyra nuk njeh gjuhë, përkatësi etnike, as religjion. Natyra është trashëgim i përbashkët i të  gjithë njerëzve njëlloj, dhe të gjithë së bashku duhet të kujdesemi që ta ruajmë. Duke u nisur nga kjo premisë, më 22 maj 2014 një grup i përzier nxënësish nga klasa e parë deri në të pestën nga SHF “Jane Sandanski” nga komuna Çair mori pjesë në punëtorinë me temë “Druri ekologjik”.

Nxënësit që morën pjesë në punëtori mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe, turke dhe maqedonase.  Ata me padurim prisnin që të fillojnë me vizatimin dhe ngjyrosjen e hutave, mbi të cilët shënonin dhe eko-porosi në të tri gjuhët në të cilat mbahet mësimi. Më pas, në hollin kryesor të shkollës,  ku ishte vënë një vizatim i madh i një eko–druri, nxënësit i ngjitën hutat në degët e tij. Në fund të punëtorisë, ata me krenari qëndruan dhe u fotografuan para drurit ku ishin ngjitur produktet e tyre artistike. Fotografitë, përveç kujtimeve, bartin porosi të fuqishme deri te të gjithë ne: edhe pse gjuha në të cilën flasin këta fëmijë është e ndryshme, natyra është pasuria e përbashkët e tyre, dhe burim i fëmijërisë së tyre të pastër. Ndërkaq, shoqërimi dhe fëmijëria gjithsesi se janë më të bukur kur fëmijët rrethohen me gjelbërim dhe ambient jetësor të shëndoshë.

Në punëtori, krahas pjesës kreative, nxënësit morën njohuri se si ta mbrojnë natyrën, si të sillen ndaj saj dhe si t’i informojnë shokët për rëndësinë e natyrës.

Ky aktivitet i përbashkët i nxënësve u realizua në kuadër të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik, me ndihmën e mësuesve të klasave të ulëta të SHF “Jane Sandanski” të komunës së Çairit.