Saturday, October 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Në terren të gjithë jemi të njëjtë-sporti si mjet i shkëlqyeshëm për integrimin ndëretnik te të rinjtë

Në trup të shëndoshë, i shëndoshë është edhe shpirti i integrimit ndëretnik. Në 26 shtator, mbi 150 nxënës të përkatësive të ndryshme etnike u tubuan në palestrën e Mavrovës në aktivitete të përbashkëta sportive dhe rekreative, të cilat janë pjesë e pandashme e Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim.

Që larg dëgjohej ardhja euforike dhe e gëzuar e nxënësve të shkollave fillore “Josip Broz Tito” nga f. Zhitoshë, “Vrapçisht” nga Vrapçishti, “7 Marsi” nga f. Çellopek, “Kiril Pejçinoviq” nga f. Tearcë dhe “Nikolla Karev” nga Krusheva. Pas arritjes në sallën “Mavrova”, trajnues profesional u ndihmuan fëmijëve që të formojnë grupe të përziera për të tri stacionet e ndryshme sportive. Secili prej këtyre stacioneve përbëhej nga disa lloje aktivitetesh sportive, përmes të cilave nxënësit i zbulonin vlerat e ndryshme në sport e më gjerë – çiltërsinë, punën ekipore, komunikimin, raportin fer dhe respektimin e lojtarëve të tjerë. Fëmijët shpejt i mësuan rregullat dhe, edhe më shpejt i hynë lojës dhe argëtimit.

Ky eveniment është një prej dy ngjarjeve përmbyllëse sportive dhe rekreative me nxënësit. PINA do të vazhdojë edhe më tej që ta shfrytëzojë sportin si mjet për lidhjen dhe afrimin e fëmijëve të përkatësive të ndryshme etnike. Prej arsimtarëve të edukimit fizik, të cilët ishin stërvitur nga ekipi i PINA-s, pritet që të kontribuojnë që ky tip aktivitetesh të jetë sa më konzistent, për shkak se përvoja me to tregon që sporti dhe argëtimi janë mënyra efikase, e shëndoshë dhe konzistente për nxitjen e shoqërimit ndëretnik te të rinjtë.