Monday, November 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Multikulturalizmi të shndërrohet në vlerë dhe vetëdije

Forum megjuetnicka integracijaPër të pasur integrim ndëretnik të mirëfilltë në arsim, nevojiten ndryshime rrënjësore, inkuadrim dhe përkrahje më e madhe nga ana e institucioneve shtetërore, përmirësim i programeve mësimore që shërbejnë për arsimimin e mësimdhënësve të ardhshëm, por edhe pasurim i më tepër lëndëve mësimore me përmbajtje të reja, të cilat i tejkalojnë stereotipat, paragjykimet dhe barrierat etnike, kurse edukimi dhe aktivitetet me mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit duhet të fokusohen shumë më tepër në gjëra praktike, të cilat ndërtojnë bashkëjetesë ndërmjet bashkësive të ndryshme nëpërmjet të bashkëpunimit për tema, për të cilat ekziston interes i përbashkët. Këto janë disa nga përfundimet e Forumit për integrim ndëretnik në arsim, që u mbajt në Shkup nga fundi i muajit janar të vitit 2014, ku morën pjesë përfaqësues prej të gjitha fakulteteve për arsimtarë, si nga universitetet shtetërore, ashtu edhe nga ato private të vendit, përfaqësues të institucioneve arsimore shtetërore, ekspertë e profesorë, organizata joqeveritare si dhe përfaqësues të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, në kuadër të së cilit u organizua ky takim.

Forumi identifikoi gjendjet konkrete si dhe zgjidhje të mundshme për përmirësim të integrimit ndëretnik dhe sensibilizim ndërkulturor të mësimdhënësve të ardhshëm. Mes tjerash, u diskutua edhe përmbajtja e një doracaku të mundshëm për integrim ndëretnik/sensibilizim ndërkulturor në programet mësimore të fakulteteve pedagogjike, i cili do të shërbente për sensibilizimin e mësimdhënësve të ardhshëm për këto tema dhe për zbatimin praktik në procesin mësimor. Përveç aspekteve pozitive të integrimit ndëretnik, u theksuan edhe sfidat gjatë realizimit të qëllimeve të parapara në procesin mësimor. U zhvillua një debat i gjallë dhe i dobishëm, gjatë të cilit profesorët si edhe pjesëmarrësit tjerë treguan një entuziazëm dhe frymëzim të madh për bashkëpunim, duke nxjerrë në pah problemet, të cilat duhet zgjidhur në këtë proces, si dhe shembuj konkret për aktivitete të suksesshme të zbatuara në arsim në këtë drejtim. “Ky Forum vjen si një freskim i mirëfilltë dhe shenjë se, megjithatë, ndërmjet profesorëve ekziston vullnet i mirë përDSC09839 të bashkëpunuar dhe për të marrë pjesë në kyçjen e konceptit për integrim ndëretnik në arsim në vendin tonë. Forumi nuk është i rëndësishëm vetëm për faktin se tuboi në një vend profesorë nga të pesë fakultetet pedagogjike të vendit tonë, por edhe për shkak se nxori në shesh gatishmërinë e profesorëve për të bashkëpunuar dhe për të përfshirë aspekte të integrimit ndëretnik në arsim. Mes tjerash, një nga themelet e vënë në këtë forum është gatishmëria për modifikimin e programeve mësimore, ku do të përfshiheshin segmente të sensibilizimit multikulturor dhe ndërkulturor, kurse pjesëmarrësit treguan entuziazëm edhe për hartimin e një doracaku për mësimdhënësit që do të përfshinte këto tema teorike mjaft interesante, si dhe teknikat didaktike, të cilat do t’i trajtonin këto tema në klasë”, tha Dr. Maja Muhiq, moderatore e Forumit.

Gjatë takimit pjesëmarrësit definuan edhe përfundime dhe rekomandime konkrete,.pjesa më e madhe e të cilave udhëzojnë zbatim më të madh praktik të aspekteve teorike të integrimit ndëretnik. Këto praktika duhet të përfshihen në mbarë procesin arsimor, në qasjen e arsimtarëve, në programet mësimore, në më shumë lëndë, por edhe në aktivitetet jashtëshkollore, të cilat mund të shërbejnë si mjete për ndërtimin e bashkëjetesës dhe tejkalimin e etnocentrizmit dhe paralelizmit etnik në arsim. Përfundimi i përbashkët është se me më shumë aktiviteteve konkrete të përbashkëta të arsimtarëve, profesorëve, studentëve, nxënësve, prindërve dhe palëve tjera të kyçura, mund të kontribuohet që multikulturalizmi dhe integrimi ndëretnik në arsim, nga një koncept dhe një paletë aktivitetesh, të shndërrohen në vlerë dhe vetëdije të mirëfilltë.