Thursday, July 27, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Mësimdhënësit mësojnë si të krijojnë dhe të përdorin lojëra dhe sport për t’i afruar fëmijët

Lojërat janë gjithmonë zbavitëse DSC01781për të rinjtë. Por përveç kësaj, ato janë të dobishme për forcimin e vlerave siç janë komunikimi, puna në ekip, respekti dhe sinqeriteti, që kontribuojnë në arritjen e qëllimit të integrimit ndëretnik në arsim në mes të nxënësve. Kjo është arsyeja pse sporti dhe lojërat në këtë kontekst mund të jenë instrument i dobishëm për përmirësimin e raportit dhe shoqërimin në mes të rinjve prej përkatësive të ndryshme etnike në Maqedoni.
Më 28 dhe 29 mars, gjatë trajnimit dyditësh në Strugë, 29 mësimdhënës prej 10 shkollave nga komuna të ndryshme të Maqedonisë patën mundësi të krijojnë dhe të planifikojnë aktivitete sportive, që më vonë do të realizohen me nxënësit e shkollave të tyre. Gjatë trajnimit, që u organizua nga Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim në partneritet me Shkollat e Hapura dhe Argëtuese për Futboll (OFFS), mësimdhënësit hynin në rol të nxënësve me aktivitete sportive dhe argëtuese, dhe zhvillonin metode konkrete për t’i përdorur këto aktivitete në qëllime arsimore për integrim ndëretnik.DSC01743 Mësimdhënësit morën pjesë në të gjitha aktivitetet me entuziazëm, duke ndjekur me vëmendje ligjëratat të trajnuesve të PINA të OFFS, dhe ndanë idetë e tyre për atë se si të shfrytëzohen më së miri sporti dhe lojërat në kontekst të integrimit ndëretnik në arsim. Pjesëmarrësit përfaqësonin shkolla të përzgjedhura me kujdes, të cilat ishin me dy ose tri gjuhë mësimdhënie.
Gjatë ditës së parë të trajnimit, pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe dhe duhej të kalojnë në tre faza të ndryshme të aktiviteteve. Tre fazat ishin të përcaktuara me tema të ndryshme dhe aktivitete që përputhen me këto tema. Në fund të secilës faze të aktiviteteve, pjesëmarrësit ndanë reagimet e tyre për aktivitetet bashkë me trajnerët e OFFS. Dita e parë e trajnimit kaloi në mënyrë produktive dhe argëtuese.
Dita e dytë e trajnimit iu dedikua krijimit të lojërave të reja, të cilat mund të ndihmojnë t’i afrojnë fëmijët me përkatësi të ndryshme etnike. Më vonë, këto lojëra u provuan nga mësimdhënësit në ambient të hapur, në plazh buzë Liqenit të Ohrit.
Pjesëmarrësit do t’i zbatojnë më vonë këto aktivitete në shkollat e tyre, veçanërisht në orës së edukatës fizike dhe në aktivitetet jashtëmësimore sportive.