Wednesday, June 28, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Mësim për t’u mbajtur mend: Të folurit në gjuhë të ndryshme nuk mund të na pengojë të bëhemi miq

IMG_9744

Dyzet e shtatë nxënës të Shkollave fillore “Dituria” të Likovës dhe “Vuk Karaxhiq” të Kumanovës u dhanë një leksion të mirë të rriturve, leksion që duhet ta mbajnë në mend përgjithnjë: të folurit në gjuhë të ndryshme, gjegjësisht përkatësia e ndryshme etnike nuk është pengesë për t’u miqësuar, për t’u argëtuar dhe për të bashkëpunuar. Përkundrazi, integrimi i njerëzve me kulturë të ndryshme, që flasin gjuhë të ndryshme apo që kanë besime të ndryshme është epitom për harmoni dhe madhështi. Njësoj si vallja e përzier, të cilën e hodhën nxënësit e të dy shkollave partnere, edhe integrimi është i mrekullueshëm, shumëngjyrësh dhe njëkohësisht i domosdoshëm për të vazhduar ritmin e vallëzimit.

Më 16 prill, kur mësimdhënësit dhe nxënësit e Likovës vizituan kolegët dhe miqtë e shkollës partnere në Kumanovë dhe derisa i realizonin aktivitetet e përbashkëta të planifikuara më parë, ekipi i PINA-s e shfrytëzoi rastin për të biseduar me një grup të IMG_9710këtyre nxënësve. Kur u pyetën se a do të ishin miqësuar me fëmijë të përkatësisë së ndryshme etnike edhe jashtë bankave shkollore, ata u përgjigjën njëzëri: “Po”. Një nxënës i klasës së parë, i përkatësisë etnike rome, tha: “Unë kam shumë shokë shqiptarë dhe maqedonas, gjithnjë luajmë bashkë me top”. Kur e pyetën se vallë, gjuha mund të jetë pengesë për të komunikuar mes vete, ai tha: “Di pak shqip, por nëse nuk mund të kuptohemi, atëherë përdorim mimikën”.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë tremujor, mësimdhënësit e të dy shkollave fillore dhanë shfaqje të integruara ku kishte pikë teatrale, vallëzime si dhe punëtori zbavitëse për nxënësit. Në grupet e përziera etnike, fëmijët ishin pjesëmarrës në aktivitete të shumta, si për shembull: ngjyrosja e vezëve për festat e Pashkëve dhe përgatitje të kartolinave, mësimi i valleve të ndryshme tradicionale, luajtja e volejbollit, vizita e stacionit për pastrimin e ujit, etj. Psikologu i shkollës “Dituria”, për ekipin e PINA-s deklaroi: “Nxënësit ishin aq të emocionuar, sa që nuk mundeshin të flejnë. Vazhdimisht vijshin në zyrën time për të më pyetur se kur do të shkojmë në shkollën tjetër?” Ajo, gjithashtu tha se me anë të këtyre aktiviteteve, koncepti i integrimit ndëretnik bëhet më konkret para fëmijëve dhe se aktivitetet e këtilla duhet të jenë më të shpeshta dhe të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

IMG_9693

Disa prindër ndihmuan këto aktivitete dhe njëkohësisht e mbështetën konceptin për integrimin ndëretnik në arsim. Një prind, për ekipin e PINA-s tha: “Do të kisha dashur që fëmija im të mësojë në një mjedis të përzier, sepse, fundi i fundit, të gjithë jemi të njëjtë, apo jo?”

Të pafëlliqur nga konstruksionet sociale, që kanë për qëllim përçarjen e njerëzve me prejardhje të ndryshme etnike, këta të rinj që vijnë nga dy shkolla të ndryshme, me gjuhë të ndryshme mësimore dhe me përkatësi të ndryshme etnike, kënaqeshin në ditën që e kalonin bashkë. Nuk mund të fshihnin dëshirën për t’u takuar sërish në të ardhmen, kur nxënësit e “Vuk Karaxhiq”-it do të vizitojnë shkollën “Dituria”.

Ndërtimi i partneriteteve të këtilla dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta nëpërmjet vizitave të ndërsjella të shkollave partnere, është një nga aktivitetet kryesore të Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim (PINA). Qëllimi i këtyre aktiviteteve është njohja e të rinjve me shkolla me përbërje të ndryshme etnike si dhe të marrin pjesë në aktivitetet që janë të rëndësishme për ta. Duhet të tentohet që të ketë sa më shumë takime të këtilla, sepse nëpërmjet tyre përmirësohen shkathtësitë e nxënësve dhe personelit të shkollës. Ndërkaq, me anë të bashkëpunimit profesional të shkollave kontribuohet në të kuptuarit më të mirë të dallimeve dhe integrimit më të mirë ndëretnik, madje, ashtu siç ndodh shpesh në kuadër të projektit, të lidhen miqësi të përhershme.