Monday, August 21, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Me vizita të ndërsjella të shkollave deri te integrim më i madh i të rinjve

foto6Një nga aktivitetet kryesore të PINA është organizimi i vizitave të ndërsjella dhe krijimi i partneriteteve ndërmjet shkollave të qyteteve të ndryshme dhe me përbërje të ndryshme etnike. Bashkëpunimi i këtillë pa mëdyshje kontribuon jo vetëm për njohjen e tjetrit, kulturës, traditës, gjuhës dhe adeteve të tija, por edhe për përforcimin e bashkëpunimit profesional mes kolektiveve, ndërtimin e miqësive të cilat zgjasin edhe pas përfundimit të aktiviteteve, si dhe të bashkëpunimit të qëndrueshëm mes shkollave edhe për aktivitetet të tjera me interes të përbashkët. Deri më tani, me anë të këtij projekti janë vendosur mbi njëzet partneritete të këtilla, nëpërmjet të cilave shkollat nga anë të ndryshme të Maqedonisë vizitojnë njëra-tjetrën, organizojnë manifestime të përbashkëta, vizita të institucioneve, monumenteve kulturore e natyrore, si dhe aktivitete të tjera kreative, nëpërmjet të cilave  nxënësit njihen, shoqërohen dhe mësojnë më shumë për komunitetet tjera. Përveç kësaj, ky lloj i vizitave organizohet edhe ndërmjet shkollave modele, të cilat u zgjodhën në konkurs që në fillim të projektit. e që, edhe për nga përkatësia e përzier etnike edhe për nga mënyra e integruar e punës, janë shembull se si duhet të ndërtohet integrimi ndëretnik në sistemin arsimor.

GUC 3 IMG_3782Nga fundi i muajit janar të këtij viti, në kuadër të PINA u mbajtën tri ngjarje promovuese. Në secilën prej tyre, nga dy shkolla – model (shkolla nikoqire dhe shkolla mysafire) i prezantuan aktivitetet e realizuara në gjysmëvjetorin e parë. Në takimin e parë të këtij lloji, ku shkolla fillore “Sande Shterjoski” nga Kërçova ishte nikoqire e Sh.F. “Bratstvo-edinstvo” nga Ohri. Shkollat, shkollat u prezantuan me demonstrim të valleve të integruara, të cilat kanë qenë pjesë e shfaqjeve të tyre shkollore. Në evenimentin e organizuar ndërmjet shkollave fillore “Braka Milladinovci” dhe “Bajram Shabani” të Kumanovës, nxënësit nga këto dy shkolla kumanovare u prezantuan me dy pikë, njëra e organizuar me rastin e festës së Vitit të Ri, kurse tjetra ishte vallëzim ritmik i bazuar në këngën për fëmijë në gjuhën angleze, “Pasi je i lumtur”. Në ngjarjen e tretë, të mbajtur në Shkup në mes nikoqirëve nga shkolla e mesme e ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” nga Shkupi dhe mysafirët nga shkolla e mesme e ekonomisë nga Gostivari, gostivarasit e rinj u prezantuan me një vallëzim ritmik, ndërsa nikoqirët u prezantuan me paraqitje të përbashkët të korit të shkollës. Përveç kësaj, në secilin takim, secila shkollë bënte prezantim elektronik të aktiviteteve që i zhvillon tani. Pjesa më e madhe e këtyre aktiviteteve janë afatgjata, dhe pritet të kryhen deri në fund të vitit shkollor. Të gjitha ngjarjet u vizituan edhe nga mësimdhënës, prindër, përfaqësues të shkollave tjera lokale, përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme arsimore (MASH, ISHA, BZHA, QATP), përfaqësues të komunave dhe përfaqësues të mediave lokale.

Ngjarje të këtilla promovuese do të mbahen edhe një herë deri në fund të vitit mësimor, ku shkollat nikoqire nga takimi i parë do t’ua kthejnë vizitën mysafirëve të tyre. Të gjithë me pa durim i presin vizitat kthyese – që të vazhdohet me shoqërimin, të tregohet kreativiteti dhe rezultatet e arritura, të përfitohen njohuri të tjera, të njihen vende dhe miq të rinj, dhe gjithsesi, të tregohet mikpritja, që është veti e të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë vend, pa marrë parasysh përkatësinë.