Wednesday, July 28, 2021

Lojëra pa kufij gjuhësorë

Si të luajmë lojën, në të cilën duhet të komunikojmë pa u parë, ndërsa të gjithë flasim në gjuhë të ndryshme?  Këtë mund të na e zbulojnë nxënësit e SHF “Petar Zdravkovski Penko”,  nga komuna e Butelit,  të cilët morën pjesë në ngjarjen “Lojëra pa kufij”, organizuar përmes Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim.

Në lojën e dashur “Mulliri”, në të cilën nxënësit  ia japin tjetrit gotën me ujë pa u parë ndërmjet vete, ata iu ndihmuan shokëve të tyre që nuk e kuptonin gjuhën e të tjerëve.

„Çka thotë? Çka thotë?“, pyesnin disa. „Të thotë ta japësh gotën më përpara“, u ndihmonin shokët e tyre që e flisnin edhe gjuhën tjetër.

Pa marrë parasysh se a është në gjuhë boshnjake, shqip, maqedonisht ose turqisht, qartë dukej që gjuha nuk paraqiste kurrfarë pengese për këta fëmijë. Të lagur nga uji dhe të lumtur për ditën zbavitëse të plotësuar me lojëra, ata i pyesnin arsimtarët e tyre se kur do të kenë sërish aktivitet të këtillë. Si na thanë edhe vetë – nuk është me rëndësi se kush fitoi, me rëndësi është se të gjithë u shoqëruan dhe u argëtuan:

Në fund të ditës, iu bashkëngjitëm grupit të arsimtarëve që e organizuan ngjarjen. I gjetëm të ulur në kafiterinë shkollore, ku bashkë e kishin festuar suksesin e tyre Na treguan për përgatitjet, dhe i lavdëruan nxënësit që kanë qenë shumë aktiv në realizimin e ngjarjes, duke propozuar lojëra, dhe duke bashkëpunuar në mënyrë intensive me mentorët e tyre në planifikimin e aktivitetit. Arsimtarët e përndanë me ne përvojën e tyre nga realizimi i aktiviteteve për integrim ndëretnik: