Friday, November 24, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Gjërat që na bashkojnë: Mjeshtër në kuzhinë

DSC02011Pleqtë, shpesh përdorin fjalën e urtë popullore, sipas së cilës dashuria vjen përmes barkut e ushqimit. Gjithashtu, duhet të pranojmë se trevat tona janë të pasura me specialitete të ndryshme ushqimesh, me anë të të cilave secila nga kulturat e ndryshme që jetojnë në këto treva, si dhe bashkësitë etnike të cilat jetojnë në Maqedoni kanë lënë dhe do të lënë edhe në të ardhmen gjurmë dhe dashuri në traditën e pasur të vendit tonë. Me ushqimet e shijshme, të gatuara me shumë dashuri e marifet, ne jemi krenarë, sepse nëpërmjet tyre jemi të njohur kudo në botë. Prandaj, organizimi për gatime e tryeza të përbashkëta nëpër shkollat e vendit tonë është një vegël, me anë të së cilës jo vetëm që do të njihemi mes vete, do të shoqërohemi dhe do të ndërtojmë miqësi mes nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të shkollave, qyteteve dhe bashkësive etnike të ndryshme, por edhe do të mund të kontribuojmë në gjetjen e ngjashmërive mes njerëzve në Maqedoni. Si e këtillë është mjeshtëria në kuzhinë. Ajo paraqet vetëm një segment të pasurisë së diversiteteve  të cilat i posedon vendi ynë, gjë që zor se mund të gjendet në ndonjë vend tjetër të rruzullit tokësor.

Një tryezë e këtillë e përbashkët u organizua në kuadër të vizitave  dhe partneriteteve të ndërsjella ndërmjet Shkollës fillore qendrore “Aleksandar Urdarevski” nga Çuçer Sandevo dhe mysafirëve  nga shkolla periferike nga fshati fqinj Bllacë, të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Për disa ditë me radhë, në shkollën qendrore u mblodhën fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit dhe së bashku gatuan ushqime të ndryshme tradicionale karakteristike për kuzhinën maqedonase dhe shqiptare. Gjatë procesit të gatimit ata hasën edhe në sfida, të cilat i tejkalonin së bashku pa kurrfarë problemi. Një nga mangësitë më serioze ishte mungesa e një stufe, sepse në shkollë kishte vetëm një. Por, dihet se gjithçka është e mundur nëse ekziston vullneti. Kështu, u organizuan mësimdhënësit dhe sollën edhe një  stufë nga shtëpia e njërit nga mësimdhënësit. Transporti i nxënësve nga shkolla periferike e fshatit Bllacë u realizua me makinat personale të vet mësimdhënësve. Në fund, edhe përpos sfidave të ndryshme, eksperimenti doli i suksesshëm. Para nesh kemi një tryezë të begatë me pite, sarma, groshë, bakllavë e shumë e shumë ushqime e ëmbëlsira të tjera. Aq të shijshme sa t’i lëpish gishtërinjtë.

Mësimdhënësit dhe prindërit thonë se këtë e bëjnë vetëm për një qëllim: nxënësit të njihen mes vete, të shoqërohen e miqësohen, duke shpresuar se këto miqësi do të jenë jetëgjata, njësoj si miqësitë e të rriturve.

Gjatë muajit prill të këtij viti, përmes Projektit të USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim u lidhën një numër i madh i miqësive të këtilla. Me këtë rast, shkolla nga vende të ndryshme të Maqedonisë vizitojnë njëra tjetrën, organizojnë shfaqje të përbashkëta, klube të kreativitetit, debate, gazeta të përbashkëta, kuize matematikore, manifestime sportive si dhe shumë aktivitetet të tjera, të cilat kanë ndikim pozitiv te nxënësit, mësimdhënësit dhe te prindërit dhe me anë të të cilave lidhen miqësi të reja. Entuziazmi dhe energjia e të gjithë atyre që janë pjesë e këtij procesi është  evidente, pasi që aktivitetet janë konkrete, të dobishme dhe interesante për të gjithë. Dihet se kur gatuan me dashuri, me energji pozitive rreth teje, me shoqëri dhe vullnet, atëherë edhe gatimet janë më të shijshme. Ju bëftë mirë!