Sunday, August 20, 2017
Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Përfundoi projekti i USAID-it për integrimin ndëretnik në arsim

Mbi 1000 mësimdhënës, nxënës, prindër, përfaqësues të institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile, USAID-it dhe ...

Për më tepër

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Mbahet konferenca e parë për ndarjen e praktikave të mira për mirëmbajtjen e objekteve shkollore

Pas trajnimeve të organizuara për mirëmbajtjen e shkollave të dedikuara për anëtarët e ekipeve për ...

Për më tepër

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Roli dhe mbështetja e mediave në zhvillimin e kohezionit ndëretnik dhe integrimin në shkolla

Gjatë fundit të janarit, në Shkup u mbajt tryezë e rrumbullakët me temë: “Roli dhe ...

Për më tepër

U mbajt trajnim për kënde kreative

U mbajt trajnim për kënde kreative

Gjatë fundit të janarit në Shkup u mbajt një trajnim treditor për këndet kreative në ...

Për më tepër

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Shkollat modele – Ku ishim dhe çfarë ka ndryshuar në ndërkohë

Gjatë javës, në katër shkolla modele: SHF “Vëllezërit Milladinov” dhe SHF “Bajram Shabani” nga Kumanova, ...

Për më tepër

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Mjedis më i mirë shkollor për filloristët në Krushevë dhe Mogillë

Në fund të dhjetorit u mbajtën dy ngjarje solemne të prerjes së shiritit në shkollat ...

Për më tepër

Buzëqeshja është e njëjtë në të gjitha gjuhët

Buzëqeshje të sinqerta, fëmijë të lumtur dhe nxënës që shikojnë me kureshtje në sallën sportive, duke pritur me padurim t’u bashkëngjiten shokëve të tyre. Është kjo pamja që na priti në shkollën fillore „Alija Avdoviq“ më 15 maj. Arsyeja e kësaj pamjeje ishin lojërat e përbashkëta sportive dhe argëtuese, në të cilat morën pjesë rreth 50 nxënës të përkatësive etnike turke, shqiptare, boshnjake dhe maqedonase.

Të rinjtë përsëri treguan se sporti dhe argëtimi nuk njohin barrierat gjuhësore. Nxënësit i mbështetën me zë të lartë shokët e ekipeve të tyre, me të cilët nuk janë njohur deri në atë moment. Emocionet dhe gëzimi ishin të dukshëm tek fëmijët, por edhe tek mësuesit e tyre, të cilët jo vetëm që i drejtonin fëmijët gjatë punës, por me kënaqësi u përfshinë në lojërat e tyre.

Për këtë ditë të mrekullueshme do të ishin të kota më tepër sqarime. Shikoni videon në të cilën vetë nxënësit tregojnë përse kjo ditë ishte aq e veçantë për ta.

Lojëra dhe aktivitete sportive të këtij lloji zhvillohen në shumë shkolla në të gjithë vendin. Nëpërmjet tyre, nxënësit e përkatësive të ndryshme etnike, të cilët nuk njihen midis tyre, krijojnë kontakte dhe miqësi të sinqerta fëmijërore që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Bëhet fjalë vetëm për një prej aktiviteteve, të cilat Projekti i USAID-it për Integrimin Ndëretnik në Arsim i realizon në të gjitha shkollat në Maqedoni.