Thursday, April 15, 2021

Rreth Projektit

Projekti për integrim ndëretnik në arsim (PINA) i USAID-it, në kohëzgjatje prej pesë vjet ndërton një kuptim të gjërë publik për përfitimet për të gjithë qytetarët që do të dalin nga integrimi i sistemit arsimor të Maqedonisë. PINA gjithashtu ka për qëllim të krijojë një mjedis politik, shoqëror dhe ekonomik të nevojshëm që Maqedonia të arrijë integrim të qëndrueshëm ndëretnik në shkolla, në institucione të tjera arsimore dhe përfundimisht në gjithë shoqërinë.

Projekti për integrim ndëretnik në arsim (PINA) është i përbërë nga katër komponentë të ndërlidhura dhe që mbështeten reciprokisht:

  • Komponenti 1: Fushatë ndërgjegjësimi
  • Komponenti 2: Ndërtimi i kapaciteteve  të drejtuesve të shkollave dhe mësimdhënësve
  • Komponenti 3: Shkolla modele
  • Komponenti 4: Sigurimi i nxitjes  për shkollat dhe bashkësitë

Nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, administratorët dhe anëtarët e këshillave shkollorë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme mbarë Maqedonisë janë fokusi kryesor i aktiviteteve të projektit. Përveç kësaj, këshilltarët e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektorët e arsimit në nivel kombëtar dhe rajonal, luajnë gjithashtu rol qëndror në arritjen e ndryshimeve të qëndrueshme dhe marrin pjesë në aktivitetet e forcimit të kapaciteteve. Për të arritur sukses  Projekti i USAID-it në mënyrë aktive angazhon të punësuarit në shkollat, pjesëmarrësit në bashkësitë dhe qeveritë lokale në miksin e integruar të aktiviteteve të projektit. Qasja jonë në zbatimin e projektit krijon një mjedis ku të gjithë palët e interesuara në mënyrë aktive marrin pjesë në këtë iniciativë.  Ata ndërtojnë bashkërisht një kuptim të qartë për rëndësinë e integrimit ndëretnik në arsim dhe do të bartin përgjegjësinë dhe pronësinë e projektit dhe suksesit që do të rezultojë.

Arritja dhe ruajtja e integrimit ndëretnik në arsim është një proces i ndërlikuar dhe afatgjatë. Duke ditur këtë, palët e interesuara kryesore janë në qendër të të gjitha aktiviteteve, duke marrë përgjegjësinë për arritjen e objektivave të projektit dhe duke u bërë agjentë të ndryshimit të qëndrueshëm. Plani ynë gjithashtu me kujdes radhit aktivitetet në mënyrë që çdo fazë të ndërtojë kapacitetin kritik për fazat e radhës. Qëllimi kryesor është përmirësimi i komunikimit ndër-etnik dhe tejkalimi i dallimeve etnike, kulturore, sociale dhe gjuhësore.